Skip to content

Protesta e banorëve të “Astirit”, lirohen dhjetë të arrestuarit, mes tyre dhe Balliu

Lirohen dhjetë protestuesit e arrestuar në lidhje me protestën te Unaza e Re, mes tyre edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Gjykata caktoi sot masën ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë, Prokuroria kërkoi pak më herët masën ‘arrest me burg’ për të gjithë të arrestuarit përfshi edhe Balliun.

Nga prokurori Robert Kote dhe Denisa Hasko u paraqitën në seancë si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave online.

Dhjetë personat e arrestuar:

1-Ruzhdi Maqinaj
2-Safet Maksuti
3-Benard Nezha
4-Kujtim Ylli
5-Bajram Noka
6-Agron Thaçi
7-Artan Muçmata
8-Klevis Balliu
9-Dritan Noku
10-Andi Sharra.