Rrugët e pashtruara dhe pas sistem kanalizimi ka bërë që banorët e Vorës të protestojnë këtë të premte. Sipas banorëve janë 500m rrugë por kjo është problematikë e hasur prej disa vitesh. Ata thonë se prej 15 vitesh në këtë rrugë nuk është bërë asnjë lloj investimi, megjithëse i kanë bërë disa herë bashkisë.

“Kemi 15 vite që nuk e kanë rregulluar asnjëherë , kur vijnë votimet na thonë që do ta bëjmë dhe asnjëherë nuk bëhet kjo rrugë. Dikush nuk do të prishë avllinë, dikush e ka për mbrojtje karriere, ne nuk kam asgjë me asnjë person ne duam rrugë normale”, u shpreh banori.
“15 vite kam në këtë vend, vjen kryetari i bashkisë i fut beton, unë skam asgjë me Partinë Socialiste as nuk jam kundërshtar dua vetëm që të rregullohet rruga” u shpreh banori.

Protesta është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe disa përfaqësues të bashkisë që pretendonin se rruga do të shtrohet këto ditë dhe kjo problematikë nuk duhet të dilte në media. Madje disa prej tyre kanë penguar edhe grupin e xhirimeve të televizionit Fax News duke larguar kameramanin dhe penguar gazetaren të merrte në intervistë banorët që kishin ngritur shqetësimin e tyre për këtë problematikë. Duke shpresuar që shqetësimiqë prek banorët e Vorës të zgjidhet sa më shpejt, Fax Neës do të vijojë të ndjekë këtë problematikë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re