Gjatë protestës së sotme të organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë, 4 persona kanë mbetur të lënduar disi më rëndë dhe janë paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve mësohet se të lënduar kanë mbetur 1 efektiv Policie, dhe 3 protestues, dy prej të cilëve deputeti Luçiano Boçi dhe ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja.

Përshkallëzohet përplasja tek Parlamenti, deputeti Klevis Balliu transportohet në spital

Edhe Klevis Balliu largohet nga protesta me lot në sy për shkak të sprajit lotsjellës të përdorur nga policia.  Në pamje dallohet momenti kur në ndihmë i vijnë kolegët e tij, teksa e mbajnë për krahu për ta dërguar në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re