Protesta e dhunshme e 8 janarit, Prokuroria thërret nesër Berishën për ta marrë në pyetje. Ndërkohë, burime për Report TV bëjnë me dije se pasnesër do të thërritet Lulzim Basha.

Berisha është thirrur për rolin e tij në 8 janar dhe organizimin e protestës, e cila përfundoi me shkatërrimin e “Kështjellës” së demokratëve.

Berisha nuk është në listën e personave të arrestuar apo të vënë në hetim për 8 janarit, ndonëse në pamjet e publikuara më herët dukej qartë momenti kur ish-kryeministri i sinjalizonte protestuesit që të sulmonin godinën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re