Këtë të dielë Komisioni i Rithemelimit në degën e Partisë Demokratike në Durrës po mban primaret, për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Anëtarja e PD Shkodër, Shpresa Qehaja e ndodhur sot në ambjentet ku do bëhet procesi i votimit deklaroi se sot merr ilaçe për shkak të “helmit” që mori në protestën e dhunshme të 8 Janarit të udhëhequr nga Sali Berisha,

“Unë votova. Jam një demokrate e flaktë me shpirt e zemër. Kam qenë në 13 protesta.

Protestën e parë më kanë futur në burg. Kam shkuar të protestoj për të drejtat e mia. Më 8 janar shkuam me u fut në shtëpinë tonë.

Sot jam me ilaçe për shkak të helmit. Helm kemi ngrënë në 13 protesta por ai helm ishte më e lehtë”, deklaroi Qehaja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re