Home POLITIKA Protesta e dhunshme në 8 janar, Basha: Berisha do t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij

Protesta e dhunshme në 8 janar, Basha: Berisha do t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij

0
Protesta e dhunshme në 8 janar, Basha: Berisha do t’i vinte flakën shtëpisë sonë për karrigen e tij

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me drejtues të njësisë 8 të PD në kryeqytet, foli për luftën e brendshme në PD.

Basha tha se Berisha për karrigen e tij ishte gati t’i vinte flakën shtëpisë.

“Shqipërisë po i vijnë vërdallë disa hije të së shkuarës që thonë gënjeshtra për të mbuluar atë që i kanë bërë këtij vendi. Këto hije të së shkuarës dhe simbole të korrupsionit janë bërë peshë e tepërt për çdo familje shqiptare.

Janë lodhur shqiptarët duke dëgjuar të njëjtat alibi dhe gënjeshtra. Shikoni si dolën me inceneratorët. Kemi 6 vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme dhe një aferë korruptive me përmasa të përbindshme.  Koka e kësaj afere bashkë me tubin e oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen nga kjo.

Qëllimi i tyre është ta mbajnë Shqipërinë kështu. Faktori ndërkombëtar është vetëdijësuar për faktet e masakrës zgjedhore. Kush ka hesape me drejtësinë mendon se mund të shpëtojë. Këto janë të vërtetat e fundit të një politike që i ka lodhur njerëzit. I ka bërë të humbin besimin te politikbërja. Shikoni çfarë ndodhi brenda shtëpisë sonë. E gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e Sali Berishës. Ai bashkë me një grusht njerëzish për karriget e tyre janë gati t’ia vënë zjarrin shtëpisë së tyre”, tha Basha.

Ai u shpreh se lufta nuk bëhet duke vënë demokratët përballë njëri tjetrit dhe këtë sipas tij e faktoi më së miri protesta e 8 Janarit.

“A mund t’ia lejoja edukatës time. Jua kam thënë në fillim. Nuk e bëj. Lëre të shfryjë. E di që është plot me zemërim. Do ketë edhe koston  e vet. Nuk luftohet duke vënë demokratët përballë njëri tjetrit. 8 Janari ia ka hapur sytë të gjithëve pse kam marrë një vendim të drejtë”, u shpreh ai.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë