Skip to content

Protesta e fermerëve në Maliq, Meta: Po luftohen qëllimisht nga shteti! Favorizohen importuesit nga vende të tjera për të falimentuar shqiptarët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat, ka folur mbi protestën e fermerëve ditën e sotme në Maliq, për shkak të prodhimeve të tyre të mbetura stok e të pa shitura.

Meta u shpreh se fermerët shqiptarë po luftohen qëllimisht nga shteti, ndërsa shtoi se e kjo “është platformë e Edi Ramës shpopullimi i Shqipërisë dhe i zonave rurale”.

Ndër të tjera, ai tha se situata e fermerëve në Shqipëri është shkaktuar nga mos mbështetja e qeverisë, pasi kjo e fundit sipas tij është e lidhur me importuesit, duke favorizuar produktet bujqësore që vijnë nga vendet të tjera, për të falimentuar fermerët shqiptarë.

“Potenciali i vendit tonë është i jashtëzakonshëm, por vritet me qellim çdo ditë me politikat falimentuese”, theksoi ai.

Meta: Të gjithë fermerët të dalin në protesta kudo, janë ato protesta që bëni fermerët në Greqi e bllokonin rrugët, që e detyruan qeverinë greke të bënte paketa mbështetëse  për bujqësinë dhe për fermerët. Këtu fermerët jo vetëm që nuk ndihmon dhe mbështeten por këtu luftohen qëllimisht nga ana e shteti se sepse është platformë e Edi Ramës shpopullimi i Shqipërisë dhe i zonave rurale.

Nuk kanë sesi të konkurrojnë fermerët e Shqipërisë me ata atë Maqedonisë ku atje mbështetje është 8-9 herë më e lartë. Më lirë e gjen një mollë të Korçës atje sesa në Korçë. Është edhe mbështetja që qeveria i jep atyre që ua marrin prodhimet fermerëve me minimumin e minimumit dhe i shesin me katërfish. Është mos mbështetja e qeverisë, sepse është e lidhur me importuesit duke favorizuar produktet bujqësore që vijnë nga vendet të tjera, për të falimentuar fermerët shqiptarë.

Programi i PL është e vetmja zgjidhje. Potenciali i vendit tonë është i jashtëzakonshëm, por vritet me qellim çdo ditë me politikat falimentuese.

“”