Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë të ulet në dialog me fermerët që sot sërish kanë dalë në protestë duke kërkuar subvencione për prodhimet e tyre bujqësore.

Meta gjatë një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar që të plotësohen kërkesa e tyre për përmirësimin e paketës fiskale qe ka lidhje me bujqësinë.

Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.
I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.
Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm
”, shkruan Meta teksa ka postuar marshimin e fermerëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re