Një pròtestë e komunitetit rom po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës për ricikluesit dhe personat që mbledhin kanaçe e materiale të tjera në koshat e mbeturinave. Ata morën pankarata në duar që shkruanin “Mos dhùnoni ricikluesit”, “Çfarë alternative na jepni”.

Një prej tyre shkruante, “Bashkia e Tiranës meriton çmimin e parë për dhùnën ndaj të varfërve!” dhe krijuan trofe të krijuar me shishe dhe kartona për dhùnën ndaj të varfërve.

Pròtesta vjen pas videos që u bë virale ku dukeshin disa persona nga pòlicia bashkiake duke dhùnuar një person nga komuniteti rom, i cili bërtiste, “Aman mos”. Në një intervistë për Fax News, ai tha se e rráhën dhe më pas i dhanë një 200 lekësh për ti mbyllur gojën.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re