Skip to content

Protesta e maturantëve/ Xhemollari: Ministres i bën përshtypje pse maturantët protestojnë, e mendojnë veten të pagabueshëm

I ftuar në Faxnews Rigels Xhemollari nga “Qëndresa e Qyetarëve” për të folur për protestën e djeshme të maturantëve, të cilët protestuan përpara Ministrisë së Arsimit për tezën e gjuhë letërsisë, ku i kanë drejtuar edhe një peticion ministrisë së Arsmit.

“Është një protestë e drejtë, çdo vit në matura ndryshojnë rregullat dhe kjo krijon protesta dhe rrëmujë te maturantët dhe këtu ndikon organizimi i provimeve” u shpreh Xhemollari.

Xhemollari tha gjithashtu se përpara provimit duhet të nxiret një fond me pyetje.

“Sipas nenit 6 institucioni në varësi të ministrisë duhet të bëjë  një fond më pyetje ku pastaj bëhet edhe përzgjdhja e pyetjeve, por tezat dolën vetëm ditën e provimit, komisioni që ka bërë testin nuk u bë publik dhe nuk mbanë përgjegjësi. Fondi i pyetjeve duhet të rishikohej me Konsultimin Publik me maturant apo mësuesë që pyetjet problematike të ishin rishikuar.Sepse kjo periudhë ka qënë jo shumë e lehtë për maturantë, tërmeti, pandemia e më pas edhe mësimi online që se dimë sa efektiv ka qënë”  shtoi Xhemollari.

Ndërsa për reagimiin e Minsitres së Arsimit e cila fajëson opozitën duke thënë se i ka nxitur dhe stimulon lehtësimin e dhënies së notave për studentët, Xhemollari u shpreh iu dukë deklaratë e padrejtë dhe e pavend.

“ Nuk përfaqëson interesin e maturantëve të nxënësve por përfaqëëson interesin e disa gjërave imagjinare. Unë isha në protestë, pashë që kishte të rinjë intelektual, pashë kërkesat e tyre ata duan rivlerësim të tezës,  është e drjetë kushtetuese .Ministres i bën përshtypje pse maturantët protestojnë ,e mendojnë veten të pagabueshëm. E drejat e protestës është  e drejtë legjitime, kërkesat ishin më se të drejta dhe me një nivel të lartë të inteligjencës” tha Xhemollari.

Kujtojmë se edhe ditën e sotme vijon protestat nga maturantët.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/nquIvcXYXck” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

/faxweb