Paralelisht me protestën në Tiranës, në Bulqizë janë ngritur në shenjë protestë edhe minatorët.

Sipas raportimeve të para, mësohet se minatorët kërkojnë plotësimin e kushteve në punë si dhe për statusin e tyre, kushtet e rënda të punës, nga çmimet e larta, rritja e taksave dhe papunësia janë ngritur në këmbë duke protestuar në qendër të qytetit.

Këtë protestë e ka përshëndetur edhe deputeti i LSI, Përparim Spahiu, i cili në një postim në Facebook, është shprehur se kjo është e vetmja mënyrë dialogu me kryeministrin.

“Protesta, mënyra e vetme e dialogut me këtë qeveri, mënyra e vetme e dialogut me arrogancën, mënyra e vetme e dialogut me mashtrimin 10 vjeçar të KM aktual me minatorët për Statusin!”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re