Rreth 1300 qytetarë janë nisur nga selitë e Partisë Demokratike (PD) dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në qytetin e Beratit drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së katërt në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar.

Mësohet se nën organizimin e përfaqësuesve të PD-së dhe të LSI-së për Qarkun e Beratit, janë nisur 10 autobuzë dhe rreth 30 automjete me simpatizantë të subjekteve përkatësë politike.

Sipas të dhënave të bëra të ditura nga burimet zyrtare të selive partiake, numri në total i përkrahësve që janë nisur drejt Tiranës për të protestuar në sheshin para godinës së Kryeministrisë, arrin në 1300 vetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re