Ambasada Amerikane në Shqipëri si çdo protestë kombëtare të zhvilluar nga opozita e bashkuar, ka bërë thirrje shtetasve të saj, që të shmangin zonat ku pritet të zhvillohet ky tubim.

 

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Ambashada e SHBA-së njofton qytetarët që nga ora 19:00 e ditës së shtunë deri në një kohë të pacaktuar të mos kalojnë në institucionet kryesore të vendit.

 

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 8 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të pasdites. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë) Zyra e Kryeministrit (Tirana) Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re