Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar protestën e opozitës. Duke publikuar një video nga lartë të protestuesve, Balla shprehet se numri i protestuesve ishte shumë herë më i vogël se shifra që Berisha deklaroi.

Në të njëjtën kohë, Balla i përgjigjet dhe akuzave për korrupsion të Berishës në drejtim të qeverisë. Ai i kujton ish-kryeministrit 4 viktimat e 21 Janarit dhe Gërdecin. Balla akuzon liderin historik të demokratëve se ka shkatërruar Shqipërinë gjatë qeverisjes së tij.

 

Reagimi i Ballës mbyllet me përballjen e radhës mes PS dhe PD, atë të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

 

“REVOLUCION?!

Sali Berisha ti kujton se shqiptarët besojnë që ti s’ke vrarë në 21 janar?!

Apo që ti dhe të tutë s’keni hedhur në erë Gërdecin për t’u shitur amerikanëve fishekë kinezë?

Sali Berisha ti ke grabitur dhe ke shkatërruar sa ke mundur, duke e katandisur Shqipërinë në vendin që nuk e vizitonte më asnjë kryeministër, me një kryeministër si puna jote që nuk e ftonte më askush.

Sali Berisha ty të gënjen mendja se duke ju thënë shqiptarëve se sot kishe 100 mijë veta në bulevard dhe 50 mijë para Kuvendit sa herë proteston.

Nëse 2-3 mijë persona sot ty të duken 100 mijë, atëherë SUKSESE NË JETË!

Shihemi më 14 Maj”, shkruan ai.

Po ashtu, edhe kryeministri Rama përpara nisjes së protestës reagoi duke i kujtuar Berishës 21 Janarit me thirrjen drejtuar organeve kompetente për të zbardhur ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re