Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim disaminutësh në protestën e thirrur këtë të shtunë, ku akuzat apo ultimatumet përziheshin me fraza poetiko-politike.

“Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg”, ishte një ndër to.

Basha quajti Rilindjen një “projekt kriminal”, ndërsa tha se ai nuk kërkonte pushtet për vete.

“Unë nuk jam këtu për të kërkuar pushtet për vete, për të qenë mbi ju. Jam këtu për t’iu dhënë kurajo, për të qenë një nga ju, për të qenë bashkë me ju.

Çfarë na pret përpara nuk është më sfida e një njeriu. Na duhet punë, këmbëngulje dhe do të jemi një vend i denjë europian.

Ky është momenti ynë. Ne të lëshohemi drejt të ardhmes europiane”, tha kreu demokrat.

Kjo protestë e opozitës vjen pas një audiopërgjimi të prezantuar nga PD, ku aludohet se aty, vëllai i ministrit Xhafaj flet për afera droge.

Por si Xhafaj e si Rama e kanë rrëzuar katëgorikisht poshtë përgjimin, duke thënë se është sajesë.

Ndërsa për Bashën tashmë ka vetëm një rrugë:

“Largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar”, potencoi kryedemokrati.    

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re