Brenda dy ditësh do të caktohet data për protestën e ardhdhme të opozitës.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për gazetarët në oborrin e Kuvendit.

 

Berisha tha se siç ka paralajmëruar më 12 nëntor, shumë shpejt do të “aktivizohet” populli opozitar.

 

“Platformë e sharjes ku kreu i pseudo-mazhorancës lejon vetes të përdorë fjalët më të ulëta, fjalorin më fyes dhe ai jo që nuk ndëshkohet për këtë fjalor por mbështetet nga drejtuesit e parlamentit ndërkohë që deputetë të opozitës që jashtë kamerave i kthejnë përgjigje, përjashtohen nga parlamenti. Nëse deputeti apo përfaqësuesi shtyp butonin për çështje procedure, i jepet fjala. Këtu nuk respektohet ndaj dolëm në foltore. Lavdi Facebook që folëm për qytetarët se nuk donte të flisnim.

 

Parlamenti është transformuar në një institucion që merren vendime në interes të grupeve kriminale me apo pa pushtet. Ky parlament nuk e Meriton të ekzistojë. Në momentin e caktuar, këtu do vijë populli shqiptar, ashtu sic u zotova më 12 nëntor. Kemi dorëzuar një rezolutë për krimin kundër njerëzimit. Linda e Parlamentit e mban në sirtare se kështu i thotë Edi i Surrelit. Çfarë do thotë Linda e Parlamentit kur Edi i Surrelit na thotë fjalët më të turpshme që mund t’i thojë dikush? Këtu është bërë situatë e padurueshme dhe ne sot u detyruam për mbrojtjen e tyre të komunikoj me Facebook, por kjo do të jetë e zakonshme në Parlament. Edi Rama mund të marrë çdo përgjigje aty, por ne shkojmë me fjalën. Mund t’i mbyllet goja e të mos guxojë të thojë më një fjalë të tillë por ne zgjedhim që fjala të jetë arena e konfrontimit.

 

Protesta e radhës do të vendoset brenda 2 ditëve. Këtu zbret Europa. Nuk ndërpritet më beteja për votën e lirë. S’na ndalon më asgjë”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re