Nënkryetari i rithemelimit Luçiano Boçi ishte i pari që foli para qytetarëve të mbledhur sot para kryeminsitrisë për të protestuar.

Në fjalën e tij Boçi theksoi se sot demokratët vijnë të bashkuar pë të protestuar në këtë datë historike të rrëzimit të diktaturs Hoxhiste, por edhe për t’iu kundërvënë diktaturës së Edi Ramës.

Sipas tij sot demokratët dhe shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë.

“Mirë se keni ardhur në këtë protestë madhështore. Ajo që na ka sjellë këtu nuk është vetëm historia dhe lavdia e rrëzimit të diktaturës së Hoxhës, por është e sotmja, ulërima e qytetarit për të rrëzuar regjimin eEdi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është ai grushti i mbledhur i intelektualit që kamzhikohet përditë, zemërimi i biznesit që i ngushtohet laku në fyt. Revola e të rinjve, te cilit duan t’i shpifin këtë vend. Është gulçi i femrerit që vajton çdo ditë, ofshama e pensionistit që pret lëmoshën. Është drama e qytetarit shqiptar, vepra e të cilit është udhëtim Dantesk i ferrit. Sot vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër pushtetit të korruptuar të Ramës. Vijmë të bashkuar sepse diktaturat nuk rrëzohen nëse nuk jemi të bashkaur. Duhet të mos gjunjëzohemi dhe të mos gjunjëzohemi”, tha Boçi.

Në vijim të fjalës së tij Boçi theksoi se sot institucionet jaën të kapura nga regjimi, duke shtuar se për të rrëzuar një diktaturë duhen rrëzuar muret e blinduara.

“Ai që është larguar si gjithmonë, këto godina i bllokon, i mbyll, na takon ne t’i hapim ato dyer, pasi t’i hapim ato dyer i korruptuar do të gjendet pas hekurave. Ne duhet të vazhdojmë betejën tonë”, tha Boçi.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re