Gazetari Esido Barkaj ka zbardhur më shumë detaje nga masat që ka marrë policia për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në protestën e sotme të opozitës.

I ftuar në emisionin “7pa5” me Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, gazetari tha se në terren do të jenë mbi 1 mijë efektivë policie, numri i të cilëve pritet të rritet nëse do të ketë agravim të situatës.

Ai shtoi më tej se prezent do të ketë edhe agjent të infiltruar për të pikasur personat që do sulmojnë institucionet, autobote me ujë por edhe gaz lotsjellës.

“Prej tre ditësh është hartuar plani i masave. Është një protestë e ngjashme me protestat e tjera. Opozita ka zgjedhur gjatë kohëqve të fundit protesta më të vogla. protestat e fundit janë zhvilluar para parlamentit. Janë mbi 1 mijë efektivë. Numri pritet të jetë edhe më i madh nëse do ketë akte dhune. Do jetë perimetri i arë me forcat e rendit. Ky është një protokoll standrad. Në gatishmëri do jenë edhe “Shqiponjat” nëse do hidhen gurë në drejtim të policëve, janë FSK, dhe RENEA.

Policia ka marrë edhe masa të tjera, me autorbote me ujë dhe gazi lotsjellës, nëse do ketë agravim të protestuesve.

Do ketë edhe bllokim të disa akseve rrugore. Një ditë më parë, policia ka bllokuar me fasadë metalike dyert e Kryeministrisë, do ketë agjentë të infiltruar por edhe akmera me rezolucion të lartë”, tha Barkaj./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re