Ish-deputeti Belind Këlliçi është shprehur se kreu i PD-së, Sali Berisha mbahet në arrest pa prova e fakte.
Ai u shpreh se Berisha është personi i cili ka denoncuar më shumë se kushdo krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Këlliçi deklaroi se protesta e tyre do të vazhdojë dhe se PD është në këmbë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Belind Këlliçi: Izolimi për ditën e 227 i kryetarit të opozitës Sali Berisha pa prova fakte e akuzë. Njeriu që ka denoncuar më shumë se kushdo tjetër, bandat dhe vjedhjet në këtë vendit, krimin e organizuar, korrupsionin në institucione, ai mbahet në arrestuar.
Ndërkohë çojmë prova fakte e dokumente për vjedhjen e Veliajt, për vjedhjen e Ramës, asgjë nuk ndodh. Gjejnë punonjës të thjeshtë dhe i plasin në burg për statistikë.
Ka Zot lart, shqiptarët nuk do ta falin kurrë. Ju ftoj të jeni sërish këtu në protestë, në protestë kundër korrupsionit. Ne jemi në këmbë, PD nuk njeh pushime, PD do të bëjë ndryshimin e shumëpritur.