Gledis Gjipali ka komentuar mbajtjen e protestës së opozitës në 6 dhjetor, ditën kur në vendin tonë do zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

 

Për Vizion Plus, Gjipali tha se në rast se opozita bën tubim të qetë dhe pa u përplasur me forcat e policisë, nuk cënohet siguria e vendit.

 

“Nuk është gjë e jashtëzakonshme mbajtja e protestave. Ndërsa sa i takon cënimit të sigurisë, varen nga dinamikat e protestës. Nëse do mbëhet në rregullat e sigurisë atëhere do të kalojë si diçka normale. Nëse do ushtrohet presion ndaj strukturave që mbajnë sigurinë atëhere nuk do të jetë diçka e mirë dhe do dëmtojë imazhin e vendit”, tha Gjipali.

 

Ndërsa referuar mungesës së Vuçiç në Samit, Gjipali tha se presidenti serb gjen pretekste për të shmangur përballjen me BE dhe kritikat që i vijnë nga Unioni.

 

“Serbia është e kushtëzuar nga politikat që Vuçiç ka ndjekur dhe duke u gjetur në vështirësi nga presioni i vazhdueshëm nga BE për politikën e tij, sidomos ndaj Rusisë ka bërë që ai të mos vijë dhe të shmang presionin e radhës. Mendoj është një pretekst lidhja me Kosovën dhe tonet e ashpra janë të pajustifikuara në situatën që Serbia ka me Kosovën. Mendoj se është shmangia e presionit të drejtpërdrejtë që BE po i bën Serbisë për të mos vazhduar të ndjek lojën me dy porta dhe të fitojë nga të dyja anët”, tha Gjipali.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re