Skip to content

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës/ Klevis Balliu: Qëndresa e qytetarëve hedh poshtë çdo propagandë! Jemi këtu për të treguar se…

Klevis Balliu ka deklaruar në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës se qëndresa e tyre do të vazhdojë.

Sipas tij, “SPAK nuk ka në plan të hetojë inceneratorin dhe të ndalojë pagesat”, ndërsa theksoi se “qytetarët nuk mund të gënjehen me arrestimin e nje ish ministri apo ish deputeti”.

“Kjo qëndresë hedh poshtë cdo propagandë të Erion Veliajt, i cili pretendon se me mediat e inceneratorëve do arrijë të gënjejë qytetarët. SPAK nuk ka në plan të hetojë inceneratorin dhe të ndalojë pagesat. SPAK garanton që pagesat për inceneratorin të vazhdojnë. Ata që vjedhin, qeveritarët. Ministrat, të gjithë përqafoheshin me SPAK. Ata janë një, qoftë partia qoftë SPAK, janë atje për ti hedhur hi syve qytetarëve dhe duan të na bëjnë budallenj se po arrestojnë dy tre ushtarë. Për ata që thonë që SPAK dhe kjo drejtësi është e pavarur se ka arrestuar këtë ish ministër dhe këtë ish deputet. Edhe Enever Hoxha arrestonte deputetë dhe ministra, a ishte e pavarur drejtësia e Enver Hoxhës? Jo. Ishte drejtësi për pushtet, njësoj si ajo drejtësi është edhe kjo. Jemi këtu për ti treguar SPAK dhe kujdo tjetër, ne për budallenj nuk na merrni dot. Budallenj jeni ju që mendoni se do i shpëtoni qytetarëve dhe revoltës popullore”, tha Balliu.

“”