800 efektivë janë në gatishmëri pranë Parlamentit për mbarëvajtjen e protestës që është thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.

Në perimetrin e Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

Protesta e opozitës do të nisë 30 minuta para se Kuvendi të mblidhet në seancën plenare për të votuar për imunitetin e ish kryeministrit Sali Berisha e për ti hapur më pas rrugën SPAK për arrestimin e tij./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re