Opozita ka paralajmëruar një protestë ditën e martë në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë.

Për të mbarëvajtur protestën e opozitës policia ka marrë disa masa shtesë, duke filluar nga “blindimi” i kryeministrisë dhe deri te bllokimi i disa rrugëve për mjetet.

Sikurse është mësuar, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë rrugët e bllokuara gjatë ditës së nesërme.

Protesta e opozitës është thirrur nga ish-kryeminsitri Sali Berisha, në kujtim të 20 shkurtit, rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, por dhe për situatn aktuale politike në vend.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re