Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka bërë me dije se mbi 2400 protestues janë nisur nga Gjirokastra drejt Tiranës.

 

Në nëj postim në “Facebook”, Shehu shprehet se protestuesit janë nisur me qëllim që të përmbysin të “keqen” e për të ndërtuar një jetë dinjitoze.

 

Shehu u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen e t’I thonë jo, sipas tij, varfërisë e deformimit të demokracisë.

 

“Qarku i Gjirokastres “ndez motorrat” drejt Tiranes! Per tu perballur me Narkoshtetin nje ”karvan” impresionues protestuesish prej Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit ka filluar qe dje levizjen e tij per tu bere pjese e protestes. Jane me shume se asnjehere sot, mbi 2400; ne rrugetim apo tashme ne Tirane. Fermere, intelektuale, studente, punonjes, te pa pune, gra e burra, te gjithe te revoltuar nga qeverisja e Rilindjes, plot energji e besim ne ndryshimin, koshiente qe do te jene protagoniste te tij. Dhe kane te drejte; vijne jo vetem te protestojne, por qe te imponojne ndryshimet duke i thene mjaft: Varferise, pa punesise, mungeses se kujdesit per bujqesine e blektorine, pa mundesise per te studjuar e diplomuar, kushteve afrikane te shendetesise, arrogances e represionit shteteror, deformimit te demokracise e votes, te pesuara mbi ata, por tashme edhe te publikuara nga media nderkombetare. Vijne te revoltuar nga shkelja e interesave tona kombetare, bllokimi i integrimit te vendit ne BE, cuarja e tij drejt “Lindjes”. Vijne per te permbysur te “keqen”, per te ndertuar nje te ardhme dinjitoze. Respekt per ata, respekt per te gjithe banoret e atij Qarku me vlera ta medha”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re