Skip to content

Protesta e opozitës të shtunën: Basha konsultohet me grupin parlamentar dhe degët në rrethe

Tre ditë para protestës së 26 majit, kreu i PD-së, Lulzim Basha nisi konsultimet me grupin parlamentar të partisë, ku mësohet se janë diskutuar masat për organizimin e protestës. Po ashtu, grupi duket se do të vendosë edhe për qëndrimin që do të mbajë opozita në seancën parlamentare të së enjtes.

Mësohet gjithashtu se Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar prêt të takojë edhe krerët e degeve të partisë për organizimin e protestës së të shtunës.