Sekretar i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e thirrur nga opozita më 26 nëntor, në orën 17:00 në Tiranë.

Ai shprehet se me mosbindje civile dhe me protesta të fuqishme, shqiptarët do t’i shkurtojnë ditët dhe do t’i japin fundin e merituar regjimit.

“Të marshojmë nesër në Tiranë për të shprehur fuqishëm zemërimin për inkriminimin e tmerrshëm, korrupsionin skizofrenik dhe braktisjen e qytetarëve nga Qeveria”, bën thirrje ai.

Postimi i plotë

Me mosbindje civile dhe me protesta të fuqishme, shqiptarët do t’i shkurtojnë ditët dhe do t’i japin fundin e merituar regjimit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

Të marshojmë nesër në Tiranë për të shprehur fuqishëm zemërimin për inkriminimin e tmerrshëm, korrupsionin skizofrenik dhe braktisjen e qytetarëve nga Qeveria.

Opozita e Bashkuar është më e vendosur se kurrë për të përshkallëzuar aksionin politik dhe për ta fituar këtë betejë me çdo çmim dhe sakrificë.

26 nëntor, ora 17:00, Shqipëria mblidhet në Tiranë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re