Skip to content

Protesta e parë e opozitës/ Meta: Të martë takohemi te “kryevepra” e korrupsionit, koha të shporrim qeverinë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bëtë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e parë të opozitës që do të mbahet ditën e martë tek inceneratori i Tiranës.

 

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ka ardhur koha që të rrëzohet qeveria e Edi Ramës, e cila sipas tij e ka shtatorin e dhjetë që ka marrë peng qytetarët.

 

Kreu i PL-së shton se është koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!

 

“Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.

 

Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?

 

Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?

 

Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!

 

Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!

 

Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!”, shkruan Meta.

 

Kjo është protesta e parë e opozitës që është thirrur nga kreu i PL Ilir Meta. Kësaj proteste do i bashkohet edhe kreu i PD Sali Berisha dhe deputetët pranë tij, ndërsa “grupi Alibeaj” nuk do të jetë pjesë e protestës.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë