Kreu i Partisë Demokratike, foli sot për protestën që PD do të organizojë më 15 mars për të shprehur kundërshtimin për vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme për një periudhë 12 mujore të platformës së rrjeteve sociale TikTok.

Berisha tha se protesta e 15 marsit do të jetë një protestë kundër censurës, ndërsa zbuloi se të rinjtë nuk e duan kryeministrin Rama për shkak të arrogancës që ai ka.

Berisha: Është një protestë që është mirëpritur jashtë mase nga nxënësit dhe studentët. Ata e konsiderojnë censurën një akt brutal, pra qëndrimi ndaj TikTok është qëndrim censure, sepse nuk e mohoj që smartphone ka ndikim te të rinjtë dhe të fëmijët në kuptimin e konsumit të kohës më shumë nga se duhet, por nuk është tiktok perse. Të gjithë ata që kanë fëmijë e dinë që fëmija edhe pa dalë aplikacioni i TikTok preferonte të navigonte të lundronte në google. Është akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë. Të rinjtë nuk e pëlqejnë Edi Ramën, nuk e duan për arrogancën që ka. Për këtë arsye ai mbyll TikTok se ata e kritikojnë, e ironizojnë e tallin. Pra TikTok akt censure. Do jetë protestë kundër censurës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko