Nga pedagogë protestues që kërkojnë rritje rroge, jo 15 përqind sa u është mundësuar, por 50 përqind, tani po mendohet greva e urisë.

Këtë e tha drejtuesi i protestës, pedagogu i matematikës, Sandër Kovaçi, drejtues sindikalist universitar.

“Greva e urisë është kërkesa e disa sindikalistëve. Personalisht nuk e kam shprehur këtë dëshirë, por mund të shkojmë deri në këtë fazë nëse nuk ka përgjigje nga qeveria.

Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti”, u shpreh Kovaçi. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re