Sot në një lidhje “Skype” në Faxnews ka qenë i ftuar deputeti i LSI Petrit Vasili, i cili u ndal te zhvillimet më të fundit në vend.

Duke marrë shkas nga protesta e banorëve të Rinasit, tha se po bëhet një padrejtësi e madhe ndaj tyre, që ndikon në buxhetin e tyre.

Më tej Vasili dyshon se pas këtij veprimi, fshihet një interes i errët.

Pjesë nga intervista:

Protesta e Rinasit?

Institucionet janë në pozitë arrogante, anti-qytetar. I keni ndjekur zhvillimet në vend. Nuk kemi dëgjuar asnjëherë për bllokimin e rrugës së Rinasit, kam parë po trafik në qendër të Tiranës por këtu s’kisha parë asnjëherë. Çfarë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit. Nuk është akoma në kapacitetet e veta.

Nuk ka qenë problem kjo rrugë, nga sot për nesër iu bëhet një padrejtësi e madhe që ndikon në buxhetin e tyre.

A do na leverdiste që të bëjmë kilometra më shumë. Ne kemi disa pushtetarë, pas këtyre fshihet një interes i errët. Nuk ka asnjë shpjegim.

Edhe dje pata skafandra, përkrenare policie. Ky është vend që drejtohet nga një juntë ushtarakë apo është vend demokratik?

Janë turpe të padëgjuara, përtej politikës.

Do i mbështes LSI?

I kam mbështetur publikisht, nëpërmjet prononcimeve të miat për të krijuar një solidarizim të madh.

Këta në vend të ndalojnë mjetet e tonazhit të lartë, që përbëjnë shumë problem, se edhe mediat nuk shprehin këtë interes, se merret me budalliqet e presidentit .

Kush e di cfarë gjëje të errët kanë mënduar për këtë gjë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re