Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi ka njoftuar se mbështesin protestën e studentëve.
“Kryesia e Sindikatës së universiteteve duke parë situatë, deklaron përkrahjen e bojkotit, dhe gjithë anëtarët e Sindikatës dhe trupa akademike është në përkrahje të studentëve. Në përkrahje me anë të grevës dhe bojkotit të mësimit. Do të jemi këtu çdo ditë. Është bojkot dhe i bëj thirrje profesoratit të mblidhemi çdo ditë në 10:00”, tha ai.
