Ambasadori bullgar  Momchil Stoyanov Raytchevski nga Korça ka komentuar protestën e studentëve.

 

Ambasadori është shprehur se është i bindur se kryeministri Edi Rama do të arrijë që të gjejë një zgjidhje në lidhje me dialogun me studentët.

 

“Unë si ambasador dhe përfaqësues i Bullgarisë në shtetet europiane, propozoj një dialog të zgjuar midis njerëzve të urtë dhe jam i bindur që kjo do të ndodhe. Do gjejnë një gjuhë të përbashkët, të ulen të diskutojnë, mbi problemet qe kane dalë, të gjejnë mundësitë për ti zgjidhur ato, të gjejnë një menyrë për ta realizuar në afate sa me te shkurtra,qe karakteristike per vendet e zhvilluara eshte dialogu.”

 

Ndërkohë ambasadori është pyetur gjithashtu në lidhje me mendimin që ai ka për dëbimin e ambasadorit Iranian.

 

Ambasadori për këtë nuk ka një koment, pasi këto i përkasin qeverise Shqipëtare.

 

Reforma zgjedhore ne Shqiperi sipas gjykimit te tij,transparence dhe tu kethehet besimi njerzve qe me pjesmarrjen ne zgjedhje ata mund te zgjedhin perfaqesuesit e tyre reale qe mbrojne interesat e tyre. Përsëri e them që kjo mund të ndodhe vetëm përmes dialogut dhe përmes transparencës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re