Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka komentuar protestën e dhe kauzën e studentëve të mjekësisë të cilët edhe këtë të hënë bojkotuan mësimin duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste kundër ligjit të ri.

Açka shkruan se protesta e studentëve ishte e paralajmëruar pasi ata i kishin paralajëmruar qëndrimet e tyre.

Deputetja demokrate shton se ky ligj, jo vetëm prodhoi revoltë mes studentëve por “vetëm sa e mveshi plagën kombëtare me kinse zgjidhje”

Postimi i plotë i Flutura Açkës:

“Pse studentët e Degës së Mjekësisë bojkotojnë auditorët?

Protesta e studentëve të Degës së Mjekësisë ishte e paralajmëruar dhe e pritur, pasi qëndrimin e tyre ndaj iniciativave ligjore për “detyrimin” me ligj të shërbimit në vend pas studimeve universitare, ata e kanë bërë të qartë para institucioneve qeveritare përgjegjëse, para Kuvendit të Shqipërisë dhe pjesë të debatit publik të shoqërisë shqiptare.

Kur Projektligji për Trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë, kaloi më shumë nxit për diskutim në Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik dhe për votim në Parlament, shqetësimi ishte shumë i qartë: grupet e interesit nuk ishin respektuar në hartimin e një projekti solid e që mund t’i jepte një zgjidhje të duhur situatës së krijuar pas shpalljes së tij.

Jo vetëm antikushtetues, por diskriminues, ndëshkues dhe tejet i cunguar, i atillë që nuk e përligj me zgjidhje shqetësimin kombëtar të rrjedhjes së trurit dhe të burimeve njerëzore, veçmas në degët e rëndësishme të shërbimit ndaj popullatës, ky ligj, i shqyrtuar dhe miratuar në pak javë, vetëm e mveshi plagën kombëtare me kinse zgjidhje, por edhe prodhoi edhe shumë keqkuptime dhe revoltë mes studentëve.

Partia Demokratike e Shqipërisë është pranë shqetësimit të studentëve dhe familjeve të tyre, është pranë interesit të studentëve dhe mbështet të drejtën e tyre për t’u dëgjuar, respektuar dhe kërkon që iniciativat ligjore të përshtaten me interesat e studentëve dhe gërshetimit të nevojave të tyre me ato kombëtare që kërkon situata akti ale e vendit tonë.

E përfshirë në debatin publik mbi këtë çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë ka dënuar arrogancës qeveritare të treguar në votimin e këtij ligji, ka qenë kundër nxitimit të diskutimit, votimit dhe zbatimit të tij, kundër shpërfilljes së zërin të grupeve të interesit, një nga detyrime bazë në demokracinë e shëndetshme.

Partia Demokratike e Shqipërisë garanton se dëgjimi i zërit të studentëve dhe pedagogëve është një kauzë jetike për vendin.

Shqipëria duhet të bëhet dhe do të bëhet, një vend më i mirë për studentët dhe pedagogët, jo duke ndëshkuar ata me ligje frenuese e diskriminuese, duke ua bërë të vështirë shërbimin në Shqipëri për arsye të kushteve jo të mira ku është katandisur Arsim i Lartë.

Studentët, të shpërfillur nga ky proces, kërkojnë zgjidhje.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re