Kreu i PD në Fier, Luan Baçi ka konfirmuar se PD e Fierit po mobilizohet me simpatizantët për të mbështetur protestën e artistëve tek Teatri Kombëtar.

Baçi thotë se disa makina janë kthyer në Fier kurse të tjera janë bllokuar në Durrës e Elbasan por do të vijohet me rrugë të tjera.

Po ashtu ai shton se Policia bën presion sidomos ndaj protestuesve që janë proceduar më parë për protesta të tjera po PD e Fierit dhe simpatizantët nuk do të ndalen drejt Tiranës.

”Që në mëngjes ka filluar me probleme. Jemi të ndërgjegjshëm për organizimin e protestës së sotme. E bëjnë artistët dhe ne i mbështesim. Ka që në mëngjes ëq lëvizin protestues, në bazë të rregullave që ka vendosur zoti kryeministër.

Ka pasur bllokime në Durrës e Elbasan. Në Fier ka pasur 2-3 makina që janë kthyer por ne kemi gjetur rrugë të tjera. Policia ka bërë presion sidomos edhe për ata protesues që janë proceduar më parë. Sot 2-3 protestuesve i ka ardhur fleta e gjyqit në Tiranë për protesta e mëparshme.

Do të vijojmë drejt Tiranës. Problem do jetë kthimi, pasi do jetë orë e vonë dhe Tirana është zonë e kuqe.”- tha Baçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re