Pasditen e sotme në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Mësohet se për protestën e sotme janë nisur nga qarku i Korçës mbi 1200 anëtarë dhe qytetarë. Nga Pogradeci janë nisur rreth 300 persona, nga Korça mbi 580 persona, nga Maliqi mbi 300 anëtarë e qytetarë ndersa numrin më të vogël të pjesëmarrësve e ka Kolonja, rreth 30 vetë janë nisur nga këta 6 janë qytetarë pjesa tjetër janë anëtarë të partisë demokratike.

 

Protestës së thirrur nga partia Demokratike në orën 19:00 këtë të enjte para kryeministrisë i janë bashkuar edhe qytetar nga Qarku Dibër. Sipas kryetarëve të degëve të PD në Mat, Bulqizë e Dibër, në total nga ky Qark do të jenë pjesë e protestës rreth 2000 qytetar. Nisja nga Burreli, Klosi, Bulqiza e Peshkopia është bërë pa orar për shkak se mund të kenë vonesa gjatë rrugës si pasojë e kontrolleve të Policisë.

 

Gjithashtu bëhet me dije se protestes se Partise Demokratike do t’i bashkangjiten edhe mijëra qytetarë nga Qarku i Kukësit. Vetëm nga qyteti i Kukësit dhe zonat përreth janë nisur rreth 2000 anëtare, simpatizantë dhe qytetarë me autobus dhe makina private, ndërsa nga Hasi janë 800 demokratë që kanë udhëtuar me makinat e tyre në drejtim të Tiranës edhe afro 1200 mbështetës,anëtarë qytetarë janë nisur nga Tropoja për të protestuar në Tiranë.

 

Mësohet nga burime pranë degës së PD Elbasan se në dispozicion janë vendosur 20 autobuzë ku pjesa më e madhe do jenë me makina private qe do të udhetojne drejte kryeqytetit.

Pjesëmarrja sipas qyteteve:

2300 Elbasani

160 Gramsh

130 Cërriku

200 Peqin

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re