Skip to content

“Protesta është kthyer në një institucion politik”/ Skandali i SHISH, Mentor Kikia: Nxjerrja e sekreteve shtetërore, akuzë e rëndë! Një ‘poker spiunësh’ që pret të verifikohet…

mentor kikia 4

Analisti Mentor Kikia tha se protesta tashmë ka hyrë në histori dhe se është protesta më jetëgjatë dhe më e qëndrueshme në vend.

Në një intervistë në “News24”, analisti Kikia tha se protesta qytetarë edhe në muajin gusht qëndroi si një pishtar dhe ia doli të mbajë të gjithë këtë energji qytetarëve.

“Protesta është shndërruar në një lloj institucioni. Ajo vazhdon të mbetet një referim i lajmeve, një referim për debatin politik. Gjatë muajit gusht protesta mbeti në këmbë dhe ishte si një pishtar për të mbajtur zjarrin ndezur dhe unë mendoj që ia doli.

Në aktualitetin politik në Shqipëri me gjithë zhvillimet që u prodhua edhe me nisjen e protestës në ditët e fundit të majit dhe fillimit të qershorit, me skandalet që kanë pasuar, apo ndryshimet që protesta i ka bërë mjedisit politik, ajo që vihet re është mungesë e prezencës e asaj që e quajmë elita shoqërore. Ajo që prodhon ndihmë është inteligjenca e shoqërisë, njerëzit që udhëheqin mendimin shoqëror dhe që në momente të caktuara flasin, fjala e tyre ka peshë…por për fat të keq në Shqipëri mungon kjo lloj shtresë.”, tha ai.

Më tej theksoi se skandali i SHISH duhet të hetohet me detaje.

“Kjo është një çështje shtetërore dhe është me rëndësi të shterohet nga hetimi i drejtësisë, pasi deri tani dimë pak apo asgjë nga dosja. Sepse publikut i janë hedhur disa copëza ku publikun i jepen si zhvillime rozë. Por kjo nuk është gjë me rëndësi në raport me akuzën që është ngritur ndaj Vlora Hysenit. Pjesë e dosjes Vlora Hyseni nuk është vetëm ajo, sepse operacioni kishte në qendër dhe Ilir Prodën… Pra çështja është te zinxhiri i institucioneve që mbanin kontakte. Deri tani nuk kemi mësuar ndonjë sekret për atë që akuzohet Vlora Hyseni. Një poker spiunësh që pret të verifikohet…”, tha ai.