Skip to content

Protesta/ Fermerët e Lushnjes hedhin prodhimin në rrugë

Fermerët e Lushnjës protestuan sërish këtë të mërkurë në rrugët e qytetit kunder politikave të qeverisë për bujqësinë.

 

Në shenje proteste ata hodhen ne rruge nje pjese te prodhimeve te tyre

 

Fermeret kërkuan plotesimin e kërkesave te tyre te cilat i kane parashtruar prej dy javesh si subvencionimi  per cdo njesi prodhimi, ngritja e pikave te grumbullimit rishikimi i paketes fiskale.

 

Fermeret paralajmëruan se nëse nuk plotësohen te gjitha kërkesat do të shkojnë drejt Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë per te vijuar protestat.