Nëpërmjet një lidhje “skype”, avokati Adriatik Lapaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Të Pathënat”, nga Arbi Fortuzi në Fax News, lidhur me protestën kombëtare kundër rritjes së çmimeve që do mbahet sot në orën 17:00.

I pyetur për deklaratat e Edi Palokës lidhur me personat e kaheve politike që mund të marrin pjesë në protestë, Lapaj tha se të gjithë ata persona të cilët ishin të shqetësuar nga rritja e çmimeve mund të ishin të pranishëm, pa pasur rëndësi çfarë bindjesh politike kanë.

Ndërsa, ndryshe nga protestat e tjera, Lapaj tha se këtë herë, nuk do të kishte fjalime, për të respektuar mendimet e qytetarëve dhe shtoi se do protestohej me thënie në pankarta dhe kore të qytetarëve.

Avokati Adriatik Lapaj: Ndryshe nga protestat e tjera, ku partitë kanë në shesh elektoratin e vetë, aty tek protestat e zhvilluara kundër çmimeve, janë njerëz të bindjeve të ndryshme. Unë nuk di t’i ndaj. Ajo që unë di të them është se në protestë e ka vendin çdo qytetar i shqetësuar për këto çmime të larta.

Në dijeninë time ka një bashkim të disa grupimeve qytetarë me kauza të ndryshme, por që janë bashkuar nga kjo kauzë, duke këruar që protesta të ketë vazhdimësi dhe të mos ndalohet.

Është menduar që nga ana jonë të mos ketë fjalime të tipit të ditëve të mëparshëm. Për të respektuar mendimet e qytetarëve, është menduar të ketë kore të përbashkëta të qytetarëve.

Pyetje: Shantazhe dhe kërcën ime ndaj jush?

Lapaj: Ka qenë fake news, nuk jam kërcënuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re