Protestueset gra të Unazës së Re këtë të premte kanë hyrë në ambientet ku mbahej tryeza e OSBE “Forumi për zhvillimin e Medias” ku ndodhej edhe ambasadori Bernd Borchardt dhe kanë ndërprerë për disa minuta konferencën.

 

Me pankarta në duar protestueset kanë protestuar kundër Borchardt, për veprimin që ai kishte bërë para ca ditësh ndaj tyre.

 

Ato mbanin në duar pankarta që shkruhej, “Borchardt të shpallet non grata”, “gishti i mesit nuk e nderon OSBE”.

 

Ndërkohë pas nxjerrjes jashtë të protestuesve  ambasadori, ka kërkuar ndjesë për të pranishmit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re