Sot në qytetin e Korçës po protestohet kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore.

Protesta po mbahet në hyrje të qytetit, ndërsa ka nisur me përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Këta të fundit nuk janë lejuar pasi janë rrethuar nga uniformat blu.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe deputeti demokrat Edmond Spaho, i cili u ka bërë thirrje policisë që të heqin kapelet dhe të bashkohen me ta.

“Braktisni kapelet dhe bashkohuni me ne. Çmimet do rriten. Polica nuk na le të protestojmë, ne vijmë shoqërojmë njerëzit, nuk na lejojnë. Do protestojmë si të mundemi, un nuk jam organizator”-tha Spaho.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re