Përfaqësuesit dhe anëtarët e organizatave të ndryshme joqeveritare turke (OJQ) u mblodhën në kryeqytetin Ankara për të dënuar Francën për shkak të qëndrimit që ka në objektivë Profetin Muhammed dhe myslimanët.

Anëtarët e OJQ-ve të mbledhura përpara Ambasadës së Francës në Ankara hodhën slogane kundër Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe vendit të tij.

Me thirrjet për Allahun, protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Macronavirus, belaja e botës”,” Fashizmi është arti i Evropës”, “Në thelbin dhe në fjalën tonë ne jemi në gjurmët e Profetit tonë”.

Më pas në komunikatën e lexuar në emër të grupit bëhet e ditur se myslimanët janë pjesë e një besimi që qaset me respekt jo vetëm ndaj Profetit Muhammed, por edhe profetëve të tjerë.

Në deklaratë ku theksohet se fushatat që filluan me mosrespektimin ndaj Profetit Muhammed synojnë të gjithë myslimanët dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, bëhet e ditur gjithashtu se është e pashmangshme që kjo armiqësi të kthehet e të gjejë ata që sillen me armiqësi.

“Ne theksojmë edhe një herë se dëshira jonë e vetme është që të respektohet feja jonë, vlerat tona, Profeti ynë, kombi dhe Presidenti, i cili është përfaqësuesi i kombit tonë. Ne ftojmë të gjitha vendet evropiane, me në krye Francën, ku racizmi dhe islamofobia janë përshkallëzuar, që të jetë e sinqertë në këtë kontekst. Ne si myslimanë që e çmojmë Islamin dhe Profetin, të cilin e konsiderojmë të shenjtë, dënojmë me forcë Francën që inkurajon mosrespektimin dhe provokimet që ajo bën haptazi”.

Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re