Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Lezhës për protestën e zhvilluar në Thirrë të Mirditës kundër ndërtimit të HEC-it.

Gjykata e Lezhës kishte cakutar masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për aktivistët e Vetëvendosjes që u arrestuan për bllokimin e rrugës.

Masa e sigurisë detyrim paraqitje ishte ankimuar nga prokurori Françesk Ganaj, me argumentin se 4 të ndaluarit paraqisnin rrezikshmëri dhe mund të largohen për t’ju fshehur drejtësisë.

Besnik Paci, Etnik Berisha, Endrit Bytyqi, dhe Çlirim Gerbeshi janë vënë nën akuzë pas protestës që u bë këtë fillim prilli kundër ndërtimit të HEC-it dhe një fabrike uji në Thirrë të Mirditës. Protestuesit u përplasen me policinë dhe bllokuan për disa minuta rrugën e Kombit. Pas kësaj proteste u shoqëruan në polici 32 persona, por vetëm për 4 personat e mësipërm u ngrit akuzë dhe çështja kaloi në gjykatë.

Por gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatën e Apelit në Shkodër, organi i akuzës është tërhequr duke argumentuar se ka kaluar më shumë se një muaj nga lirimi i tyre dhe ata janë paraqitur rregullisht në policinë gjyqësore, duke mos ju shmangur drejtësisë.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb