Forca të shumta policie kanë mbërritur para kryeministgrisë ku po zhvillohet protesta kundër mbajtjes së maskës. Deri tani janë shoqëruar më shumë se 10 persona, mes të cilëve kishte edhe gra e të rinj.

Ndërkohë, para kryeministrisë kanë mbërritur 5 makina të vogla dhe furgona, ku vihet re prani e madhe e forcave Shqiponja.

“Kjo është vrasje, kjo është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve. Kjo tani është ndarja, këtu merr fund. Maskat janë hap ii parë për të demonstruar nënshtrimin. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky”, tha avokati Altin Goxhaj.

Ndërkohë, personat e pranishëm kanë hedhur maskat e tyre në një kosh me flakë duke i djegur në shenjë proteste ndaj udhrit të ri të qeverisë.

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi që maskat të mbahen me detyrim në çdo ambient, përvec shtëpisë në të kundërt, qytetarët do të marrin masë ndëshkimore 30 mijë lekë të vjetra që do të zbatohet në faturën e energjisë elektrike. (A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re