Në kuadër të protestës së paralajmëruar, Policia ka bllokuar bulevardin “Dhëshmorët e Kombit”.

Përballë Kryeministrisë kanë filluar të grumbullohen qytetarët duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve. Kjo protestë është thirrur nga shoqëria civile pasi ditët e fundit çmimi i naftës po tregtohet 280 lekë për litër.

“Që në 2013 pensionet nuk janë rritur, cmimet janë rritur shumë, nuk kemi bukë te hamë. Pensionet nuk ka rrit, asgjë nuk ka bërë dhe Rama tani shkon në Dubai me lekët e popullit. Këta na bënë bagëti. Popullin e lanë këtu në rrugë”, u shpreh një qytetar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re