Aktivisti dhe anëtari i “Qëndresës Qytetare”, Migen Qiraxhi ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ku ka folur lidhur me proestën kundër rritjes së çmimeve që pritet të mbahet ditën e nesërme.
Qiraxhi tha se protesta nuk kishte pasur pas saj organizatorë politikë por qytetarë të cilët vërtet e kishin djerë shqetësimin e situatës aktuale ku gjendemi sa i përket rritjes së çmimeve.
Nga ana tjetër, ai u shpreh se fitorja e protestës ishte për vetë faktin se pati organizime të herë pas hershme dhe se kjo gjë e kishte “tmerruar” edhe vetë kryeministrin Rama i cili kuptoi se nuk kishte mbështetjen e opinionit publik.
Pyetje: Nga lindi ideja a anonimitetit të grupuit drejtues? Pse u sulmuat aq shumë?
Qiraxhi: Nuk është se ka një anonimitet, masiviteti i kësaj proteste ka qenë për shkak se qytetarët kanë identifikuar disa problematika. Ne kishim përgjegjësinë për të orientuar disi protestën sa i takon fjalëve të qytetarëve në mikrofon.
Ne jemi në përpjekje të komunikojmë me grupet e interesit të cilat i njohëm aty dhe koordinohemi me ta. Ne nuk kemi një formacion apo parti poltike që ka një vizion për të marrë pushtetin, jemi vetëm qytetarë të angazhuar për këtë kauzë të rëndësishme që lidhet me mungesën e ekzistencës atëherë kur na duhet.
Pyetje: Çfarë ndodhi, pse dështoi cikli i parë i protestave një javore?
Qiraxhi: Ne kemi bërë një analizë. Ne do duhet që ta sjellim gjithë protestën për ta parë në dritë të syrit edhe me dështime edhe me përfitime. Unë besoj se tashmë kemi kaluar fazën e rëndësishme, kemi pasur protestë ditore më pas edhe organizime të tjera.
Unë mendoj se kjo protestë ka fituar opinionin publik që e tmerron më shumë kryeministrin dhe unë besoj se kjo është arsyeja pse ai orvatet sot dhe e ka dramën më të madhe në jetën e tij sepse kuptoi për herë të parë se nuk e kishte me vete opinionin publik.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
