Përballë Kryeministrisë po zhvillohet një protestë kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës ushqimore.

Qytetarët me megafon në dorë kanë shprehur zemërimin ndaj qeverisë, ku ajo që bie në sy është një pensionist i cili i kërkon “llogari” kryeministrit.

Minatori në protestë: Sot kam ardhur në këmbë që nga Shkoza, marr vetëm 140 mijë lekë pension. Shohim që të gjithë kanë vila në të katër anët e Shqipërisë, unë nuk kam as një biçikletë. Kam punuar në minierë për vite me radhë, i kam dhënë miliona lekë shtetit shqiptar nga nëntoka. Ti merr 2 milionë lekë zoti kryeministër, kafen e pi me 100 mijë lekë që unë shtyj muajin. Kam kaluar Covid-19 zoti kryeministër, kam paguar miliona, si ia bëra? Ku i gjeta? Kam hyrë në borxh. Kjo sëmundje na mori shumë të moshuar, shumë pensionistë, edhe ne që kemi ngelur, na merr na zhduk, na shfaros të mos jemi me mirë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re