Avokati Florenc Tafo i ftuar në “Fax News” ka folur për arrestimin e paligjshëm të klientit të tij me aftësi të kufizuara gjatë protestës tek Kryeministria kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve.

Gjykata vendosi arrestim të paligjshëm për personin e ndaluar me aftësi ndryshe, ndërsa sipas avokatit, ai është mbajtur në një dhomë në komisariat me 15 veta të tjerë pa ujë dhe pa ushqim. Tafo bëri me dije se familjarët e klientit do të bëjnë kallëzim penal ndaj oficerit të policisë që arrestoi djalin me aftësi të kufizuara.

Personi dallohet shumë qartë që është me aftësi të kufizuara, duket që në pamje të parë. Policia duhet ta kishte liruar direkt sa të shikonte vërtetimin që është me probleme shëndetësore. Gjithashtu janë ndaluar edhe shokët e vet duke i mbajtur të gjithë në komisariat. Gjykata pati qëndrimin që arrestimi është i paligjshëm. Akuza është për shkatërrim në bulevard, kundërshtim i forcave të policisë, pengmarrje të rrugës gjë që nuk ka ndodhur. Pa asnjë argument tjetër.

Këto ditë nuk e kanë lejuar as ujë nuk i kanë dhënë, në një dhomë i kanë futur 15 persona në komisariat. Rreth 24 orë ishin pa ujë pa ushqim. Klienti im nga dje nuk është mirë dhe ka qenë me trajtim mjekësor në shtëpi.

Çfarë parashikon ligji për personat me aftësi të kufizuara? Në momentin kur personi me aftësi të kufizuar është ndaluar, do të lajmërohet shoqata që merret me njerëzit për aftësitë e kufi9zuara. Ai ka edhe kartelat, ka diagnozën prapambetje mendore. Dallohet shumë qartë pasi oficeri i policisë ka bërë diçka shumë të rëndë që e kanë arrestuar.

Vendi duhet të ishte më vete dhe të kishte psikolog, policia nuk i ka marrë parasysh. Shpresoj ta kalojë këtë traumë që ka kaluar. Familjarët sa të jetë mirë fëmija i vet do ti bëjmë kërkesë drejtorisë për të marrë masë për oficerin që ka bërë këtë arrestim, pastaj do ti drejtohemi gjykatës për kallëzim penal që ka bërë arrestimin e personit me aftësi ndryshe”, tha Tafo.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re