Penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të zhbllokuar rrugën, procedohen penalisht 10 shtetas në Korçë.

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 10 persona për protestën e zhvilluar dje në Korçë, me akuzën e pengimit të qarkullimit të automjeteve dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë. Mes të procedurave është edhe deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili një ditë më parë u konfrontua me efektivët e Policisë së Shtetit

Sipas Policisë së Korçës të proceduarit janë; E. S., 63 vjeç; O. P., 16 vjeç; E. J., 26 vjeç; E. D., 43 vjeç; M. G., 32 vjeç; M. S., 18 vjeç; M. B., 42 vjeçe; Xh. Xh., 24 vjeç; Y. P., 29 vjeç dhe F. B., 21 vjeç.

Protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës, por edhe të produkteve të tjera ushqimore ne vend ka nxitur reagimin qytetar. Edhe Policia e Lushnjës ka proceduar penalisht 13 shtetas, të cilët bllokuan rrugën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re