“Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Protesta e paralajmëruar në orën 18:00 ka nisur. Qytetarët priten të mblidhen në “Sheshin Skënderbej” e nga aty, do të drejtohen për te “Kryeministria”.

Me pankarta në duar qytetarët janë mbledhur duke kërkuar masa nga qeveria. Gjatë prononcimit për “Fax News” një vajzë e re protestuese thotë se jetesa në Tiranë është e pa përballueshme si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburantit.

“Ne nuk e përballojmë dot rritjen e çmimeve të ushqimeve nw Shqipwri. Paketa e ndihmës sociale qw ofroi qeveria në muajin mars wshtw tallwse. Qeveria është tallur me qytetarët duke dhënë një ndihmë financiare qesharake. Të ardhura në buxhetin e shtetit janë shtua si pasojë e rritjes së çmimeve por qeveria nuk reflekton dhe këto të ardhura ja shpërndan oligarkëve. Ne jetojmë në Tiranë vetëm për të paguar qiranë në Tiranë, pagesa minimale është 320 mijë dhe në kryeqytet shtëpia me qira kushton 300 euro. Kosto është shtuar edhe qeset plastike por sot nuk janë hequr që qeset tashmë në Shqipëri do të blihet 10-20 lekë”, u shpreh protestuesja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re