Tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga përleshja mes protestuesve dhe forcave të policisë në protestën e sotme në “Rrugën e Kombit” kundër tarifës së pagesës së re të kësaj rruge.

Ambulanca ka mbërritur në vend për të marrë të plagosurit, ndërsa gazetari Armir Mehaj raporton për “BalkanWeb” se protestuesit i kanë vënë flakën kabinave të sporteleve të vendosura për mbledhjen e taksës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse por nuk ka mundur të mbërrijë në vendin ku ndodhet zjarri. Protestuesit thanë për News24 se janë provokuar nga policia, e cila sipas tyre i ka goditur me shkopa gome.

Forcat e policisë fillimisht janë përgjigjur me shkopinj gome por më pas me sa duket ka pasur një tërheqje dhe turma ka avancuar duke dëmtuar traun e vendosur nga firma për mbledhjen e pagesës. Protestuesit kanë deklaruar se do të tërhiqen vetëm nëse hiqet trau.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re